Lidhje

Cili është Papa i ri?


Kreu i ri i Kishës Katolike, Papa Benedikti i 16, ishte një mik i besuar i Papa Gjon Palit të Dytë dhe njihet si një mbrojtës i fortë i doktrinës katolike. Një prej figurave më të njohura të Kishës, kardinali i njohur deri tani me emrin Jozef Racinger, konsiderohej që në fillim si një prej kandidatëve kryesorë.

I lindur në Gjermani në prill të vitit 1927, ai studioi për filozofi dhe teologji në Universitetin e Mynihut para se të dorëzohej prift në qershor të vitit 1951. Ai ka qënë arkipeshkv i Mynihut që nga viti 1977, kur Papa Gjon Pali e zgjodhi për të kryesuar Doktrinën e Besimit në vitin 1981.

Në vitin 2002 ai u zgjodh dekan i Kolegjit të Kardinalëve. Papa i ri ka qënë mbështetës i fortë i reformave të Këshillit të Dytë të Vatikanit në vitet ’60, por në të njejtën kohë është mbrojtës i fortë i doktrinës katolike. Ai është shprehur kundër shërbimit të grave si priftëresha dhe kundër martesës së priftërinjve.

Po ashtu ai ka dënuar homoseksualitetin dhe martesat mes homoseksualëve dhe në vitin 2004 i dërgoi një letër peshkopëve amerikanë duke kritikuar politikanët që mbështesnin të drejtën e abortit dhe të drejtën për t’i dhënë fund jetës me ndihmën e mjekësisë. Ai është gjermani i parë pas më shumë se 1 mijë vjetësh që zgjidhet Papë.

XS
SM
MD
LG