Lidhje

Lituani: Rice dhe ministrat e tjerë të Natos i japin mbështetje të re Ukrainës


Ministrat e Jashtëm të Natos të mbledhur në Lituani, i dhanë një mbështetje të re politike dhe ushtarake qeverisë pro-perëndimore të Ukrainës, e cila e ka bërë anëtarësimin në Nato një prej objektivave të saj kryesore.

Por Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs dhe ministrat e tjerë të jashtëm, nuk caktuan sot ndonjë datë si afat për anëtarësimin e ish republikës sovjetike. Bisedimet e Natos në Vilnius përfaqësojnë takimin e parë të lartë të aleancës në një territor dikur të pushtuar nga ish Bashkimi Sovjetik.

Në takimin e tyre ministrat e jashtëm diskutuan edhe për procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Por Sekretari i Përgjithshëm i Natos Jaap de Hoop Sheffer tha se mundësitë janë të vogla që aleanca të angazhohet ushtarakisht në këtë rajon.

Aleanca e Natos dhe Rusia, ministri i jashtëm i së cilës po merr pjesë në takim, nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme ushtarake. Marrëveshja e quajtur statusi i forcave, synon ta bëjë më të lehtë për Naton dhe Rusinë të organizojnë manovra të përbashkëta dhe të transportojnë forca përmes territoreve të njera tjetrës. Zoti Sheffer e quajti marrëveshjen një moment historik në marrëdhëniet mes Natos dhe Rusisë.

XS
SM
MD
LG