Lidhje

Serbi:Nebojsha Pavkoviç vendosi t’u dorëzohet autoriteteve 


Qeveria serbe thotë se i dyshuari për krime lufte, gjenerali Nebojsha Pavkoviç vendosi t’u dorëzohet autoriteteve dhe t’u përgjigjet akuzave në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara për krime lufte në Hagë.

Në një deklaratë të sotme të qeverisë thuhej se Gjenerali Pavkoviç do të shkojë në Hagë të hënën. Gjykata e Hagës e ka akuzuar gjeneralin për krime kundër njerëzimit për operacionet e trupave jugosllave dhe serbe kundër shqiptarëve të Kosovës në fund të viteve 90. Ai akuzohet për vrasje, dëbime dhe përndjekje.

Gjenerali Pavkoviç ishte shef i shtatmadhorisë jugosllave për rreth dy vjet duke filluar nga viti 2000. Autoritetet serbe nxorrën një fletë-arresti para disa javësh për gjeneralin Pavkoviç, pasi ai nuk u paraqit në një gjykatë të Beogradit. Gjyqi kishte të bënte me një atentat ndaj një udhëheq ësi të opozitës në vitin 2000.

XS
SM
MD
LG