Lidhje

Ushtria amerikane u heq akuzat 4 oficerëve të lartë për keqtrajtimet në Abu Graib


Ushtria amerikane arriti në përfundimin se katër ushtarakë të lartë, përfshirë një ish-komandant të lartë amerikan në Irak, nuk kanë patur ndonjë rol në skandalin e keqtrajtimit të të burgosurve në Abu Ghraib.

Zyrtarët e mbrojtjes thonë se inspektori i përgjithshëm i ushtrisë arriti në përfundimin se nuk kishte bazë për ngritjen e akuzave kundër gjeneral leitnantit Ricardo Sanchez dhe dy gjeneralëve e një koloneli nën komandën e tij. Zyrtarët thanë se një tjetër zyrtare ushtarake, gjenerale brigate Janis Karpinski u lirua nga komanda dhe iu dha një vërejtje me shkrim. Ajo kishte në varësi policinë ushtarake që u vu në qendër të skandalit të burgut. Këto përfundime do të bëhen publike në një raport.

Skandali i burgut të Abu Ghraibit shkaktoi indinjatë dhe u dënua në Shtetet e Bashkuara dhe në gjithë botën pasi dolën në qarkullim fotografi të ushtarëve amerikanë duke keqtrajtuar fizikisht dhe duke poshtëruar të burgosurit irakianë.

XS
SM
MD
LG