Lidhje

Këtë javë në krye të tabelës së klasifikimeve muzikore


Këngët që kryesuan tabelën e klasifikimeve muzikore u përshtaten shijeve të ndryshme, me grupe që sjellin muzikë pop dhe rock, si edhe me një album të ri nga këngëtarja e Mariah Carey.

“Lost and Found” pason albumin e suksesshëm të vitit 2002 “The End of All Things to Come.” Gjatë viteve të fundit, grupi Mudvayne ka shitur mbi 2 milionë albume në gjithë botën. Disa nga këngët u përfshinë madje edhe në një episod të serialit The Sopranos. Mudvayne ka dhënë koncerte të sukseshme në gjithë botën dhe ka bërë një tour me grupin Metallica.

“American Hi-Fi” është cilësuar një grup pop, pop-punk, apo pop metal, por në fakt muzika e tyre duket më shumë si Rock n’Roll. Albumi i dytë, “The Art of Losing,” shfaqi një anë më agresive të grupit. Muzika ka ndjesinë e muzikës punk të viteve ’70, por është përshtatur në një vijë melodike moderne Grupi ka nxjerrë dy albume dhe ka përfunduar një turne botëror.

Mariah Carey, e cila ka shitur numrin më të madh të albumeve të shitura mes këngëtareve femra, nxorri albumin e ri “The Emancipation of Mimi” që para se të dilte në treg, më 12 prill konsiderohej një nga më të mirët e vitit. Kënga “It’s Like That” ka hyrë që tani ndër 20 këngët më të mira, me një audiencë prej 35 milionë vetësh dhe kjo pa dalë ende në video. Mariah Carey, ishte autorja dhe producentaj e të gjitha këngëve të albumit. Në disa prej këngëve ajo shoqërohet nga artistët Snoop Dogg, Nelly dhe Twista.

“Why Don’t You Love Me” është albumi i katërt i grupit Garbage dhe i pari prej katër vjetësh. Kjo sepse grupi u shpërnda ndërsa po krijonte albumin. Kënga që i ka dhënë emrin albumit është ndoshta më e mira dhe më e ndjera në karrierën e grupit.

XS
SM
MD
LG