Lidhje

Një portret i fituesit të çmimit Pritzker në arkitekturë


Fituesi i çmimit Pritzker në arkitekturë këtë vit, Thom Mayne e përshkruan veten si njeri i natyrës. Stili i tij ka zgjeruar kufijtë e arkitekturës. Në vijim një përmbledhje e intervistës së Zërit të Amerikës me zotin Mayne.

Arkitektura sot është një përpjekje e përbashkët dhe studioja e Thom Maynit ka dhjetra skicografë që punojnë me të në projekte. Por vizioni prapa studios, i quajtur Morphosis është i zotit Mayne. Ai thotë se puna e tij përfshin eksperimentime dhe zbulime. "Do të thosha se kjo është mënyra tipike për shumë arkitektë të cilët sot i përqasen asaj nga prespektiva artistike," thotë arkitekti.

Çmimi Pritzker krahasohet me çmimin Nobel për arkitekturën dhe zoti Mayne është amerikani i parë që e fiton atë në 14 vjet. Juria e çmimeve citoi origjinalitetin dhe diversitetin e projekteve të Thom Mayne-it ku përfshihet një godinë zyrash në departamentin e transportit në Los Angeles. Arkitekti 61 vjeçar thotë se projektet e tij sjellin diçka të re dhe sfidojnë traditën. Godina masive Caltrans në qendër të Los Angelosit ka një mbulesë metalike me vrima në anën lindore dhe perendimore. Duke përdorur një paisje mekanike që lëvizet nga ajri, mbulesa e godinës është programuar t’i përshtatet pozicionit të djellit. Ajo bllokon dritën në mesditë dhe si rrjedhojë ulet kostoja e energjisë për ngrohejn dhe ftohjen e godinës. "Është një mburojë inteligjente. Lëviz dhe operon për të lejuar rrezet e diellit ose për t’i bllokuar ato. Kjo bën që ndërtesa të jetë gati 20 përqind më efikase," thotë arkitekti.

Një ndërtesë tjetër e Thom Maynit, shkolla e mesme Diamond Ranch në Pomona të Kalifornisë ka tiparin kryesor muret me kënde të çrregullt. "NE Filluam të mendonim duke pyetur veten si mund të ndihmojë arkitektura në arsim? A mund të jemi ne pjesë e këtij procesi? Dhe kjo na çoi në një ide krejt të veçantë."

Ndërtesat e arkitektit Mayne kanë pamje industriale. Drejtoresha e gjimnazit Diamond Ranch, Monica Tourville thotë se disa studentë fillimish mendonin se shkolla e tyre me mure gri të çeliktë dhe trotuare betoni dukej si burg. Ajo thotë se shumica tani e vlerësojnë godinën. "Tani ju duket e bukur, stili, arkitektura dhe vëmendja që tërheq shkolla dhe ata janë shumë krenarë për të," thotë drejtoresha.

Studentët thonë se shkolla njihet për diversitetin e nxënësve dhe arkitekturën e saj të veçantë. Presidentja e studentëve Trisa Taro thotë se atyre ju pëlqen një gjë e tillë. "Zakonisht muret e ndërtesave të shkollave janë me kënde 90 gradë kurse në shkollën tonë janë me kënde të ngushtë e të gjerë," shprehet Trisa.

Një nga anëtarët e komisionit të çmimeve Pritzker thotë se Thom Mayne po e çon arkitekturën në shekullin e 21 dhe se puna e tij është gjithmonë e paparashikueshme por fton përdoruesit e ndërtesave të marrin pjesë në mprehtësinë e arkitekturës.

XS
SM
MD
LG