Lidhje

Armenia përkujton 90-vjetorin e masakrës nga Perandoria Osmane


Armenia përkujtoi të djelën 90-vjetorin e masakrës së ndërmarrë ndaj popullsisë së saj nga Perandoria Osmane, një mizori që sipas Jerevanit, ishte gjenocid kundër popullsisë armene.

Mijëra vetë marshuan të djelën në kryeqytet dhe më pas iu ngjitën një kodre për të vendosur kurora në kujtim të një milionë e gjysëm viktimave, të cilët Armenia thotë se u masakruan gjatë viteve të fundit të Perandorisë Osmane.

Turqia thotë se 300 mijë armenë dhe mijëra turq vdiqën gjatë viteve 1915-1923 si rezultat i kryengritjes armene, të mbështetur nga Rusia, kundër sundimit osman. Turqia thotë se këto vdekje nuk ishin pjesë e ndonjë fushate gjenocidi kundër armenëve.

Por Ankaraja po ndeshet me trysni ndërkombëtare për të pranuar veprimet e këtyre viteve, veçanërisht në kuadër të përpjekjeve të saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Një numër vendesh, përfshirë edhe Francën e Zvicrën, e cilësojnë masakrën e atyre viteve si gjenocid. //az//

XS
SM
MD
LG