Lidhje

Liban: shefi i sigurimit jep dorëheqjen


Shefi libanez pro-sirian i sigurimit dha dorëheqjen, ndërkohë që trupat e fundit dhe personeli sirian i zbulimit po përgatiten të largohen nga Libani.

Gjeneral-major Xhemil al-Saied, i cili njoftoi javën e kaluar se ka ndër mend të tërhiqet nga detyra, tha sot se ndryshimet politike që po ndodhin në Liban kërkojnë një shef të ri sigurimi.

Si zyrtarët libanezë, ashtu edhe ata sirianë thonë se vetëm një pjesë e vogël e pranisë ushtarake siriane ndodhet ende në Liban. Trupat e fundit siriane do të largohen pas një ceremonie lamtumire nesër në Luginën Beeka.

Një ekip i Kombeve të Bashkuara pritet të mbërrijë në Liban pak pas largimit të trupave të fundit për të verifikuar tërheqjen e që të 14 mijë forcave të Sirisë.

Trysnia ndërkombëtare mbi Sirinë për t’u tërhequr nga Libani, u shtua pas vrasjes së ish-kryeministrit Refik Hariri para dy muajsh.

Ministri i jashtëm izraelit, Silvan Shalom, tha se largimi i trupave siriane mund t’i hapë rrugë paqes ndërmjet Izraelit dhe Libanit. //az//
XS
SM
MD
LG