Lidhje

Irak: Formohet kabineti i ri


I ngarkuari me detyrën e Kryeministrit të Irakut i paraqiti këshillit presidencial listën e propozuar të kabinetit, gjë që shënon një hap tjetër drejt fundit të krizës politike tremujore.

Ibrahim al-Xhafari nuk bëri të njohur ndonjë prej më tepër se 30 emrave që janë në listë, por tha se ajo përfshin përfaqësues të të gjitha grupeve kryesore politike të vendit dhe të paktën shtatë gra. Këshilli presidencial prej tre anëtarësh pritet ta miratojë listën dhe sot ajo do t’i paraqitet për votim Asamblesë Kombëtare prej 275 anëtarësh.

Ndërkaq, persona të armatosur vranë dje anëtaren e Parlamentit të Irakut, Lamia Abed Khadduri, pranë shtëpisë së saj në Bagdad. Në një sulm tjetër, një gjeneral irakian u plagos rëndë dhe dy truproje të tij u vranë kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj makinës së tij në Bagdat.

XS
SM
MD
LG