Lidhje

Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, dhe kabineti i tij morën votëbesimin e senatit


Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, dhe kabineti i tij i qendrës së djathtë morën sot votëbesimin e senatit, një ditë pas votëbesimit në Dhomën e Ulët të parlamentit.

Zoti Berlusconi dha dorëheqjen javën e kaluar pas një krize politike për shkak të humbjeve të thella të koalocionit në zgjedhjet rajonale këtë muaj. Por Presidenti Carlo Azeglio Ciampi e riemëroi atë, pasi zoti Berlusconi vendosi se mund të krijojë një kabinet të ri.

Pardje, kryeministri parashtroi përparësitë e tij për periudhën deri në zgjedhjet e pëgjithshme vitin që vjen. Ai premtoi shkurtim taksazh për bizneset, politika në favor të familjeve dhe ndihmë për jugun e pazhvilluar të Italisë.

XS
SM
MD
LG