Lidhje

Raporti i Departamentit të Shtetit mbi përpjekjet për luftën kundër terrorizmit


Departamenti i Shtetit botoi raportin vjetor mbi përpjekjet e vendeve të ndryshme të botës për të luftuar terrorizmin. Terrorizmi, thuhet në raport, vazhdon të përbëjë një kërcënim global, nga i cili asnjë vend nuk është i imunizuar.

Vrasja e qindra fëmijëve në Beslan, shpërthimet në trenat e Madritit apo në tragetin në Filipine, tregojnë se lufta kundër terrorizmit nuk ka përfunduar ende. Nndërsa raporti ve në dukje se për momentin lufta kundër terrorizmit mbetet një sfidë e vështirë, ai thekson se zgjidhja afatgjatë e këtij problemi është përhapja e demokracisë dhe kryerja e reformave sociale dhe ekonomike, të cilat krijojnë kushte të pafavorshme për terroristët.

Në kapitullin për Shqipërinë raporti thekson se pavarësisht nga burimet e kufizuara, Shqiperia vazhdoi të përkrahë luftën globale kundër terrorizmit. Shqipëria, duke shkëmbyer informacione dhe duke hetuar grupet që kanë patur lidhje me aktivitete terroriste. Në vitin 2004, thuhet në raport qeveria shqiptare ngriu pasuritë që përdoreshin për financimin e aktiviteteve terroriste dhe pakësoi aktivitetet e organizatave jo-qeveritare të dyshuara për terrorizëm. Shqipëria thuhet në raport, ndaloi apo dëboi nga vendi individë të dyshuar për lidhje me terrorizmin, apo që kishin për synim krijimin e një klime fetare jo-tolerante.

Shqipëria ka filluar të marrë masa të rrepta ndaj eksremistëve shqiptarë, përfshirë këtu udhëheqësit ultra nacionalistë të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare. Në muajin dhjetor, thuhet në raport, policia arrestoi katër trafikantë armësh që tregtonin raketa ndoshta me destinacion për extremistët rajonalë. Në kapitullin për Kosovën, raporti thekson se Kosova ka krijuar mjete të reja për të luftuar financimin e terrorizmit. Disa organizata islamike radikale, thotë raporti, janë përpjekur të rekrutojnë pasues nga radhët e shqiptarëve të besimit mysliman, por këto përpjekje kanë dështuar plotësisht.

Në qershor të vitit 2004, autoritetet në Shqipëri arrestuan dhe ekstraduan në Kosovë Florim Ejupin, të dyshuar për një sulm terrorist ndaj një autobuzi me të cilin po udhëtonin serbë të Kosovës; më pas ndaj Ejupit u ngrit padi nga një gjykatë e Kosovës, nën akuzat për vrasje dhe terrorizëm. Në muajin shkurt, UNMIK-u miratoi një rregullore dhe më pas krijoi një Qendër të Informacionit Financiar, për të mos lejuar veprimtarinë e pastrimit e parave, si dhe për identifikimin e burimeve të financimit të terrorizmit. UNMIKU, ashtu sikurse Institucionet Kalimtare të Vetëqeverisjes vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë me Shtetet e Bashkuara për shkëmbimin e informacionit dhe hetimin e grupeve dhe aktiviteteve që kanë lidhje me terrorizmin, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit.

XS
SM
MD
LG