Lidhje

Shtetet e Bashkuara dhe Italia nuk bien dakord për rezultatet e hetimit mbi incidentin në Irak


Shtetet e Bashkuara dhe Italia përfunduan hetimet lidhur me vrasjen e agjentit italian të shërbimeve sekrete nga trupat amerikane në Irak, por të dyja palët kanë qëndrime të ndryshme për rezultatet përfundimtare të hetimit.

Në një deklaratë të përbashkët të Departamentit amerikan të Shtetit dhe Ministrisë së Jashtme italiane vihet në dukje se të dyja palët janë dakort me faktet e zbuluara dhe me propozimet e bëra për një sërë çështjesh. Por në deklaratë thuhet se palët nuk arritën të binin dakort për rezukltatet përfundimtare dhe do t’ia raportojnë këtë qeverive të tyre përkatëse.

Ushtarët amerikanë hapën zjarr muajin e kaluar ndaj një makine në afërsi të aeroportit të Bagdatit duke vrarë agjentin italian Nikola Kalipari dhe plagosur gazetaren Xhuliana Sgrena, e cila sapo ishte liruar nga ata që e mbanin peng.

Zyrtarët amerikanë thonë se makina iu afrua me shpejtësi një postblloku ushtarak dhe nuk iu bind paralajmërimit për të ngadalësuar shpejtësinë - fakt që autoritetet italiane e kundërshtojnë.



XS
SM
MD
LG