Lidhje

Mijëra emigrantë hyjnë nga Greqia në Shqipëri


Rreth 10 mijë emigrantë hynë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Shqipëri përmes Pikës Kufitare të Kakavijës. Shumica e tyre udhëtojnë me automjetet e tyre.

Në anën greke në orët e mesdites ishte krijuar një radhë automjetesh prej rreth 4 kilometrash, ndërsa në anën shqiptare të kufirit vonesat për emigrantët kanë qenë më të vogla.

Pika kufitare punon me kapacitet te plote sherbimesh si në anën greke dhe atë shqiptare, por nuk arrin te perballojne kthimin e emigrantëve i cili vjen gjithnjë e më në rritje. Shtypi shqiptar kishte paralajmëruar një numër të vogël kthimesh por dyndja më e fundit e emigrantëve në kufi po flet për të kundërtën.

Nga burime jozyrtare vlerësohet se rreth 15 mijë emigrantë kanë hyrë tre ditët e fundit nga Greqia në Shqiperi. Një pjesë e emigrantëve po kthehet për të festuar ne atdhe Pashkët ortodokse ndërsa jo pak të tjerë po përfitojnë nga lejimi prej autoriteteve greke të lëvizin në kufi për një afat një mujor me lejeqëndrime të cilave u kanë përfunduar afatet.

XS
SM
MD
LG