Lidhje

Varr masiv në Irakun jugor


Hetuesit zbuluan në Irakun jugor një varr masiv ku ndodheshin më shumë se 1 mijë e 500 trupa.

Ekspertët e kriminalistikës thonë se shumica e të varrosurve pranë qytetit Samarra, rreth 300 kilomatra në jug të Bagdadit, besohet se janë kurdë. Ekspertët thonë se viktimat, shumica gra dhe fëmijë, me sa duket kanë qenë radhitur buzë 18 transheve dhe qëlluar me kallashnikov.

Zyrtarët thonë se viktimat ka të ngjarë të jenë vrarë gjatë fushatës së regjimit të Sadam Huseinit në Anfal në fund të viteve 80, fushatë që synonte zhdukjen e komunitetit kurd nga Kurdistani Jugor. Sipas grupeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, vetëm në vitin 1988 u zhdukën deri në 182 mijë civilë kurdë.

XS
SM
MD
LG