Lidhje

Kremtohen Pashkët Ortodokse


Shqipëri

Mijëra besimtarë orthodoksë festuan të djelën Pashkët. Ceremonitë filluan që të shtunën në shumë qytete të Shqipërisë, ku në mesnate u krye rituali i rinngjalljes së Krishtit.

Në kryeqytet, besimtarë të shumtë ndoqën meshën e mbajtur nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqiperisë, Janullatosi.

Me qirinj të ndezur në duar, besimtaret vazhduan më pas me ritin e zakonshëm të përplasjes së vezëve.

Të djelën, seline e Kishes Orthodokse në Tiranë e vizituan personalitetet dhe figurat kryesore të shtetit dhe politikës.

Në Shqipëri besimtarët orthodoksë zënë vendin e dytë si komunitetit me i madh, pas atij mysliman.

Kosovë

Festa e Pashkeve Ortodokse po kremtohet edhe në Kosove nga besimtarët orthodoksë, që kryesisht i takojnë komunitetit serb.

Udhëheqësit më të lartë ndërkombetarë dhe vendas në Kosovë, krahas përgëzimeve drejtuar besimtareve, bërë thirrje për paqe e tolerancë ndërmjet qytetarëve dhe për fillimin e procesit të ripajtimit e të ndërtimit të një shoqërie shumetnike.

Në botë

Besimtarët ortodoksë në vende të tjera të botës i festojnë Pashkët të djelën.

Në Jeruzalem besimtarët ortodoksë u mblodhën në Kishën e Varrit të Shenjtë për të thënë meshë. Mijëra pelegrinë u mblodhën të shtunën për Ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë që simbolizon Ringjalljen e Krishtit. Festimet u zhvilluan në mënyrë paqësore, megjithë planet për protesta që të mos lejohej Patriarkana Ortodokse Greke në Jeruzalem për të marrë pjesë në ceremoni, si rrjedhojë e rolit që mendohet se ka luajtur në një marrëveshje toke e cila ka ngjallur polemika.

Ndërkaq, në Rusi besimtarët ortodoksë u mblodhën në Katedralen ”Krishti Shpëtimtar” në Moskë për të festuar Pashkët. Para meshës, 5 mijë besimtarë ishin mbledhur përreth katedrales për të ndjekur një shfaqje mahnitëse me drita. Në muret e jashtme të katedrales, shfaqeshin pamje ikonash dhe afreskesh të krijuara me rreze lazer. Në meshë morën pjesë presidenti Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë. Besimtarët ortodoksë, të cilët ndjekin kalendarin julian shpesh kremtojnë ditë të shenjta disa javë më pas se besimtarë të tjerë të krishterë, që ndjekin kalendarin gregorian.

Me rastin e kësaj dite, udhëheqësi i Kishës Katolike, Papa Benedikti XVI, u dërgoi urime dhe përshëndetje besimtarëve ortodoksë. //az//

XS
SM
MD
LG