Lidhje

BE-ja e gatshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregëtare me Kinën


Bashkimi Evropian reagoi pozitivisht ndaj emërimit nga ana e Pekinit të një negociatori special për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregëtare. Pekini emëroi dje Zëvendësministrin e Tregëtisë Gao Hucheng si negociatorin e vet për Tregëtinë e Jashtme.

Një zëdhënës i Komisionit Ekzekutiv të Bashkimit Evropian tha sot se Bashkimi kërkon të bashkëpunojë me zotin Gao për të arritur një zgjidhje për problemin e importimit të tekstileve në Evropë.

Tekstilet kineze kanë mbushur tregjet perëndimore që kur Organizata Botërore e Tregëtisë hoqi kuotat më 1 janar. Kina gjithashtu akuzohet nga partnerët e saj tregëtarë për shkelje të shumta të të drejtave së autorit. Kompani amerikane të programeve kompjuterike dhe të industrisë së argëtimit thonë se pirateria në Kinë u kushton atyre 2, 5 miliardë dollarë në vit.

XS
SM
MD
LG