Lidhje

Afganistan: tre gra vriten si rrjedhojë e punës me organizatat e ndihmave


Zyrtarët në veri të Afganistanit thonë se tre gra afgane janë vrarë, me sa duket ngaqë kanë patur lidhje me një grup ndihmash të huaja. Zyrtarët afganë thanë sot se trupat e grave u gjetën në provincën Baghlan, me një shënim, ku thuhej se ato ishin vrarë ngaqë kishin punuar me të huajt. Policia tha se një nga viktimat punonte për një grup nga Bangladeshi që merret me programe shëndetësore dhe arsimi për të varfërit afganë.

Sulmet e ekstremistëve ndaj punonjësve të ndihmave janë diçka e zakonshme në Afganistanin Jugor dhe atë Lindor, ku kryengritja e talebanëve vazhdon. Ekstremistët talebanë nuk mendohet se janë aktivë në veri të vendit, ku ndodhi ky sulm.

XS
SM
MD
LG