Lidhje

Zgjedhjet e përgjithshme në Britani


Britanikët shkojnë sot në kutitë e votimit për të zgjedhur një kryeministër të ri. Anketat tregojnë se kryeministri i tanishëm Tony Blair do të fitojë me lehtësi një mandat të tretë megjithëse ai është shumë më pak popullor në Britani se sa ishte në dy zgjedhjet paraardhëse. Por cilat janë temat e fushatës britanike dhe përse zoti Blair shihet si fitues i mundshëm i këtyre zgjedhjeve?

Tony Blairi, udhëheqës i Partisë Laburiste të Qendrës së Majtë, është kryeministër që prej 8 vjetësh. Ashtu si ish presidenti amerikan Bill Clinton, edhe ai e ka shtyrë partinë e tij nga pozitat e së majtës drejt pozitave më afër qendrës politike. Me këtë ai i ka krijuar probleme rivalit të tij kryesor -- Michael Howard – udhëheqës i Partisë Konservatore të opozitës, sepse tani nuk ka shumë dallime midis partisë laburiste dhe asaj konservatore, thotë Joanna Spear – eksperte e politikës së jashtëme në Universitetin George George Washington University. "Një nga problemet për votuesit britanikë, kur ata të zgjedhin midis dy partive kryesore, është se në politikat e tyre nuk ka shumë ndryshime. Kështu që ata po përpiqen të distancohen nga njëri-tjetri. Konservatorët e kanë bërë këtë paksa duke folur më shumë për imigracionin, pra për masat kundër imigracionit," thotë profesorja Spears.

Por zonja Spear thotë se konservatorët nuk kanë arritur ta bëjnë këtë një çështje vendimtare sepse edhe laburostët flasin për nevojën e reformës në ligjet e imigracionit. Shumë votues e kundërshtuan vendimin e zotit Blair për tu bashkuar me Amerikën në luftën në Irak. Partia Konservatore e mbështeti luftën. Pikërisht këtu mund të fitojë terren partia e tretë në këto zgjedhje.

Partia Liberal Demokrate, e udhëhequr nga Charles Kennedy, e kundërshtoi me forcë luftën. Kjo parti, së bashku me shumë votues britanikë, thotë se kryeministri Blair gënjeu lidhur me armët irakiane të shkatërrimit në masë, të cilat nuk u gjetën, pra sipas saj nuk e justifikojnë pjesmarrjen britanike në luftë. Zonja Spear thotë se Liberal Demokratët do të fitojnë një numër vendesh në për shkak të këtij qendrimi kundër luftës, gjë që mund ta detyrojë zotin Blair, nëse ai fiton, të formojë koalicione për të siguruar miratimin e ligjeve. Një pjesë e mirë e këtyre ligjeve, ashtu si edhe fushata, do të përqendrohen kryesisht te çështjet e brendshme, si arsimi, kujdesi shëndetësor dhe ekonomia.

Daniel Hamilton Drejtor i Qendrës për Marrëdhëniet Ndëratlantike në Qendrën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare në Uashington, e shikon kështu problemin: "Shumica e çështjeve janë të politikës së brendshme. Ekonomia britanike ka ecur mirë krahasuar me pjesën më të madhe të Evropës. Mendoj se ekzsiton një konsensus që zoti Gordon Broan i dhënë ekonomisë britanike drejtimin e duhur, thotë zoti Hamilton."

Gordon Brown është Sekretari Britanik i Financave dhe mendohet gjerësisht se gjatë mandatit të tretë, Tony Blair-i do të largohet si kryetar i Partisë Laburiste për t’i lënë vendin zotin Brown në këtë post.

Komuniteti ndërkombëtar do t’i ndjekë nga afër zgjedhjet e nesërme, kryesisht për shkak të marrëdhënieve shumë të ngushta të Britanisë me Amerikën, thotë zonja Spear. "Për britanikët, këto janë madhënie shumë të veçanta sepse u japin atyre mundësinë të luajnë një rol me rëndësi në diplomacinë ndërkombëtare."

Daniel Hamilton thotë se Britania nuk është superfuqia ose perandoria e dikurshme por është një shtet i fuqishëm evropian pjesërisht si rrjedhojë e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. "Mënyra më e mirë për të patur ndikim te një superfuqi si Amerika, është të reshtohesh me politikat e saj në mënyrë që kur të takosh dhe përqafosh presidentin amerikan të mund t’i përshpëritësh atij në vesh ndonjë këshillë," thotë Hamilton.

Ai thotë gjithashtu se këtë vit, Britania do të marrë kryesinë e radhës të Bashkimit Evropian dhe të Tetëshes, vendeve më të industrializuara plus Rusinë. Kjo do t’i japë kryeministrit të ri britanik akoma më tepër ndikim jashtë vendit të tij.

XS
SM
MD
LG