Lidhje

Irak: 50 të vrarë dhe 100 të plagosur nga një sulm vetëvrasës


Një person ka kryer një sulm vetëvrasës me bombë, duke vrarë të paktën 50 persona dhe duke plagosur mbi 100 të tjerë, mes rekrutëve të policisë në qytetin verior irakian Irbil.

Grupi militant Ansar al-Sunnah e ka marrë përgjegjësinë përmes internetit për shpërthimin e djeshëm, duke thënë se ishte kundërpërgjigje për bashkëpunimin kurd me forcat amerikane dhe ato të koalicionit. Po dje, një tjetër sulm me makinë bombë vrau nëntë ushtarë irakianë në Bagdat.

Më shumë se 200 persona janë vrarë nga sulmet e kryengritësve gjatë javës së fundit. Rebelët i shtuan sulmet pasi kryeministri Ibrahim al-Jaafari bëri të njohur një kabinet të pjesshëm javën e kaluar.

Ndërkohë, ushtria amerikane thotë se ka gjetur trupin e pilotit të dytë amerikan të humbur që kur dy aeroplanë luftarakë u zhdukën këtë javë, ndërsa fluturonin mbi Irak. Autoritetet akoma po mundohen të zbulojnë shkaqet e përplasjes së aeroplanëve. .

XS
SM
MD
LG