Lidhje

Kosumi: qeveria ka premtuar 258 mijë dollarë për rindërtimin e një lagjeje të rrënuar rome


Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi tha se qeveria e tij ka premtuar rreth 258 mijë dollarë për rindërtimin e një lagjeje të rrënuar romësh në qytetin e ndarë të Mitrovicës. Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara gjithashtu premtuan ndihmë financiare për këtë qëllim por thanë se kërkohen edhe shumë fonde të tjera.

Lagja në fjalë që quhet Mahalla Rome, ka qenë në gjendje të shkatërruar qysh nga viti 1999, kur shqiptarët e Kosovës filluan të hakmerren ndaj pakicave etnike pas përfundimit të operacioneve ajrore të NATO-s që i detyruan forcat serbe të largohen nga Kosova. Në atë kohë, shqiptarë të Kosovës vërshuan në zonën rome duke i akuzuar banorët se kishin bashkëpunuar me autoritetet serbe kur këto të fundit shtypnin të drejtat e shqiptarëve.

Autoritetet e OKB-së kanë strehuar shumicën e të 7 mijë banorëve të zonës në kampe të përkohëshme, megjithë shqetësimet e organizatave të të drejtave të njeriut për kushtet e këqia higjenike në këto kampe.

XS
SM
MD
LG