Lidhje

Përkujtohen Ditët e Holokaustit


Nga data 1 maj deri më 8 maj, amerikanët po përkujtojnë me respekt “Kujtimin e Ditëve të Holokaustit”, një periudhë 1–javore kur kujtohet vrasja sistematike nga Gjermania Naziste e rreth 6 milionë hebrejve evropianë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ky vit shënon 60 vjetorin e çlirimit të kampeve naziste të vdekjes. Miliona njerëz të pafajshëm, kryesisht hebrej, por edhe sllavë, romë dhe kundërshtarë politikë të regjimit nazist, u lanë të vdisnin urie, u torturuan dhe u detyruan të punonin me stërmundim deri në vdekje, si skllevër në kampet e punës, apo i pushkatuan, apo I mbytën me gaz në qendrat e vrasjeve siç ishte kampi i Aushvicit në Poloninë e pushtuar nga nazistët. Mundja e Gjermanisë naziste nga Shtetet e Bashkuara dhe forcat aleate më në fund e ndali fushatën e gjenocidit të Adolf Hitlerit.

Në janar të vitit 1945, kampi i Aushvicit u çlirua nga trupat e Bashkimit Sovjetik të asaj kohe. Donald Braum, Zëvendësdrejtor për Çështjet e Holokaustit në Departamentin amerikan të Shtetit, thotë se Aushvici shërben si një kujtesë se çfarë krimesh mund të kryejnë qeniet njerëzore, kur ato janë në shërbim të një ideologjie të së keqes.

"Mendoj se ne sot duhet të nxjerrim mësime reale duke kujtuar Holokausitn, kampet e vdekjes dhe mizoritë që u kryen atje. Në këtë mënyrë kur u hedhim një vështrim ngjarjeve të ditëve tona, qoftë anti-semitizmit në Evropë, si gjetkë në botë, apo llojeve të tjera të paragjykimeve, kundër myslimanëve, apo kundër popujve të besimeve të ndryshme, ne do të mund ta kuptojmë se çfarë mund të ndodhë në se nuk marrim masa e nevojshme-qofshin këto në fushën e arsimit, atë të legjislacionit, apo të zbatimi i ligjit, për të luftuar atë tip të mungesës së tolerancës, që në fakt ishte në themelin e ideologjisë që çoi në Holokaustin”.

Popuj të vendeve të ndryshme të botës po marrin pjesë në ceremonitë përkujtimore të Holokaustit. Kryeministri turk Rexhep Taxhip Erdogan vizitoi memorialin e Holokaustit në Muzeun Yad Vashem të Izraelit dhe nënshkroi në librin e përshypjeve të muzeut.

Siç ka thënë presidenti Geroge Bush, ata që kryen Holokaustin”kishin të gjitha tiparet e njerëzve të kulturuar, me përjashtim të ndërgjegjes”. “Krimet e tyre, -ka thënë presidenti Bush, i tregojnë botës se e keqja mund të hyjë vjedhurazi, dhe mund të zerë vend edhe mes ambjentit më të civilizuar” Vetëm ndërgjegja mund ta ndalolojë atë.” tha Presidenti Bush.

XS
SM
MD
LG