Lidhje

Studentët me një protestë simbolike, i dërgojnë një mesazh senatit


Studentët në universitetin Princton, në Nju Xhersi, po lexojnë me zë libra prej një jave, në një protestë simbolike ndaj një nisme në Senat për të ndaluar taktika të ngjashme në senat, për të bllokuar kandidatët e emëruar nga presidenti Bush për gjykatës.

Që nga 26 prilli, studentët janë mbledhur para ndërtesës kryesore të Universitetit Princton që mban emrin e familjes së udhëheqësit të shumicës në senat, Bill Frist.

Senatori Frist, që ka studiuar në Princton, dhe kolegët e tij republikanë kanë paralajmëruar se s’do të miratojnë rregulla kundër zgjatjes së fjalimeve pa afat në senat.

Mosmarrëveshja filloi kur demokratët në senat thanë se do të bllokonin miratimin e gjykatësve nga Presidenti Bush duke përdorur taktikën e fjalimeve të pafund në senat.

Me studentët në Princton janë bashkuar dy ligjvenës demokratë dhe zyrtarë të tjerë.

Për të mos u ndodhur bosh studentët kanë lexuar Shekspirin, biografitë e kandidatëve për gjykatës, dokumente qeveritare madje edhe numratorin telefonik.

XS
SM
MD
LG