Lidhje

Presidenti Bush në Rusi


Presidenti Putin e priti Presidentin Bush në rezidencën e tij në periferi të Moskës. Në një takim me gazetarët, Presidenti Bush falenderoi homologun e tij rus për përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet lidhur me Lindjen e Mesme dhe Iranin, duke thënë se “së bashku ne mund të bëjmë shumë gjera”.

Zoti Putin tha se dy udhëheqësit po ashtu ndeshen me probleme në fushat e energjisë dhe sigurimit. Asnjë prej tyre nuk e përmendi çështjen e demokracisë në Rusi. Por Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs, tha se kjo çështje do të jetë një prej temave të takimit të sotëm.

Në një intervistë për televizionin amerikan që do të transmetohet sonte, Presidenti Putin thekson se sistemi demokratik amerikan nuk mund të eksportohet dhe se demokracia duhet të jetë prodhim i zhvillimeve të brendshme. Takimi i sotëm Bush – Putin bëhet një ditë para ceremonive zyrtare në Moskë me rastin e 60 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG