Lidhje

Evropa kujton fundin e Luftës së Dytë Botërore


Sot në shumë vende po zhvillohen ceremoni me rastin e 60 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

Presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi lart aktet heroike të Bashkimit Sovjetik që sipas tij e shpejtuan fundin e Luftës së Dytë Botërore. Ai i bëri sot komentet në një ceremoni me rastin e përurimit të një përmendoreje të re kushtuar luftës në Moskë. sot, zoti Putin tha se populli sovjetik "çliroi 11 vende evropiane" në luftën kundër Gjermanisë naziste.

Në ceremonitë e zhvilluara në Wroclaw të Polonisë, Presidenti Aleksandër Kwasniewski së bashku me udhëheqës të tjerë nderuan polakët dhe trupat sovjetike të vrarë në konflikt.

Në Francë, ceremonitë u mbajtën në qytetin e Reimsit, ku ushtria e Gjermanisë naziste iu dorëzua aleatëve para 60 vjetësh. Armëpushimi zyrtar që i dha fund luftës në Evropë u nënshkrua një vit më pas në Berlin.

Nesër presidenti francez Jacques Chirac do të kryesojë një shërbesë përkujtimore në Champs-Elysees në Paris. Po nesër Princi Charles i Britanisë do të vendosë një kurorë në një përmendore të luftës në qendër të Londrës.

XS
SM
MD
LG