Lidhje

Irak: Marrëveshje për të plotësuar pesë vende të kabinetit


Kryeministri i Irakut thotë se ka arritur një marrëveshje për të mbushur pesë vendet e mbetura të kabinetit, duke kapërcyer pengesën që kishte shtyrë formimin përfundimtar të qeverisë.

Ibrahim al-Jafaari u tha sot gazetarëve se emrat do të hidhen nesër në votë nga Asambleja Kombëtare. Por bisedimet për postet e mbetura bosh për dy zëvendës kryeministra, ende vazhdojnë.

Ndërkohë, kryengritësit vazhduan fushatën e tyre të dhunës që ka shkaktuar vrasjen e afro 300 personave që kur u shpall përbërja e pjesshme e kabinetit më 28 prill.

Në Bagdad, dy persona kryen dy sulme vetëvrasëse me eksplozivë në Sheshin Tahrir. Një zëdhënës i ambasadës amerikane i tha Zërit të Amerikës se deri në 22 persona u vranë, përfshirë dy kontraktorë amerikanë.

Ndërkohë ushtria amerikane njofton se një marins u vra sot gjatë operacioneve ushtarake në Irakun qendror.

XS
SM
MD
LG