Lidhje

Një prift polak pezullohet pas akuzave për bashkëpunim me sigurimin komunist


Një prift polak që ishte mik i ngushtë i Papa Gjon Palit të Dytë, u pezullua pas njoftimeve se kishte bashkëpunuar me sigurimin e periudhës komuniste.

Një zyrtar i urdhërit fetar domenikan të At Konrad Hejimos thotë se prifti do të pezullohet për disa javë, ndërkohë që pritet të sqarohet situata.

Zyrtari tha se At Hejmo nuk është agjent, por se kishte folur shumë hapur dhe pa kujdes lidhur me informacione të Vatikanit që kishin rënë në duart e shërbimeve komuniste të sigurimit.

Pezullimi pason një raport të javës së kaluar të Institutit Kombëtar Polak për Kujtimet që heton krimet nga nazistët dhe ish-regjimi komunist i Polonisë. Në raport thuhej se kur ishte në Vatikan, At Hejmo duke përdorur pseudonime kishte qenë informator i sigurimit.

XS
SM
MD
LG