Lidhje

Papa Benedikt: Media duhet të nxisë tolerancën, jo paragjykimet


Papa Benedikt u bëri thirrje organeve të medias në botë të veprojnë me përgjegjësi, duke nxitur dialogun në vend të paragjykimeve dhe dhunës.

Duke four nga dritarja e apartamentit të tij në Vatikan, Papa dha mesazhin e tij me rastin e Ditës Botërore të Komunikimit dhe bekoi mijëra besimtarë të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit. Papa tha se media mund të kontribuojë si për të ndihmuar paqen ashtu edhe për të nxitur dhunën dhe u bëri thirrje gazetarëve të ushtrojnë përgjegjësi personale.

Dje Papa Benedikt u angazhua të mbrojë qëndrimet e paraardhësit të tij kundër abortit dhe vdekjes me ndihmën e mjekëve të të sëmurëve rëndë, duke luftuar kështu, atë që papa e quajti, interpretim i gabuar i lirisë. Këto komenti ai i bëri në katedralen e Shën Gjonit ndërsa filloi zyrtarisht nga detyra edhe si Peshkop i Romës.

XS
SM
MD
LG