Lidhje

Belgjikë: qeveria e kryeministrit Verhostadt përballë krizës


Një krizë politike e detyroi Kryeministrin e Belgjikës Guy Verhofstadt të anulojë udhëtimin për në Moskë me rastin e 60 vjetorit të përfundimit të luftës në Evropë. Kryeminsitri belg do të qëndrojë në vendin e tij për të gjetur një zgjidhje mbi një mosmarrëveshje gjuhësore që rrezikon të rrëzojë qeverinë e tij.

Kriza filloi për shkak të kërkesave të partive fleminge për të regjistruar një distrikt në Bruksel si flamingo-folës, ndonëse në të ka edhe banorë që flasin frëngjisht. Partitë franceze, nga ana e tyre kanë kërkuar që disa zona që janë të regjistruara si flamingo-folëse të cilësohen këtej tutje si dy-gjuhëshe.

Mosmarrëveshja mund të ndikojë mbi koalicionin e Liberalëve dhe Socialistëve, pasi kryeministri Verhofstadt ka nevojë për mbështetjen e të dyja këtyre partive që kanë mosmarrëveshje gjuhësore. Belgjika do të përfaqësohet në Moskë nga kryetari i parlamentit.

XS
SM
MD
LG