Lidhje

Presidenti Bush e cilësoi Gjeorgjinë shembullin e lirisë në botë


Presidenti Bush përshëndeti popullin e Gjeorgjisë për kurajon e treguar për kauzën e lirisë, duke thënë se vendosmëria e tyre u bë burim frymëzimi për reforma demokratike në mbarë botën.

Duke folur sot para dhjetra mijëra banorëve në Tbilisi Presidenti Bush tha se Revolicioni i tyre Rozë para 18 muajsh shërbeu si shembull për lëvizjet demokratike në Liban, Ukrainë, Irak dhe Kirgistan. Po ashtu ai tha se sovraniteti territorial i Gjeorgjisë duhet respektuar nga të gjithë. Pas fjalimit në Sheshin Liria, presidenti Bush u nis për në Uashington.

Presidenti Saakashvili e cilësoi Presidentin Bush si luftëtar të lirisë dhe mik të Gjeorgjisë. Po sot presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara i mbështesin aspiratat e Gjeorgjisë për anëtarësim në NATO dhe do të ndihmojnë për t’i zgjidhur në rrugë paqësore problemet në rajonet separatiste të Gjeorgjisë. Gjeorgjia ishte ndalesa e fundit e Presidentit Bush në Evropë me rastin e ceremonive për 60 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG