Lidhje

Deklaratë kundër zgjedhjes së Moskës për festimet për përvjetorin e kapitullimit të nazizmit


Të paktën 70 politikanë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe ish diplomatë kanë kritikuar zgjedhjen e Moskës si vendin e ceremonive përkujtimore me rastin e 60 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

Në një deklaratë për të cilën kanë paguar që të botohet në gazetën britanike Financial Times, nënshkruesit amerikanë dhe evropianë thonë se është tepër ironike që ceremonitë të zhvillohen në atë që ata e quajnë “një prej vendeve më pak demokratike dhe një prej regjimeve më shtypëse”.

Nënshkruesit thanë se rusët ende kanë nevojë të çlirohen nga shtypja. Ata u bëjnë gjithashtu thirrje diplomatëve të lartë që marrin pjesë në festime që t’u vënë në dukje autoriteteve të Kremlinit “shqetësimet e tyre serioze rreth mosrespektimit të parimeve të demokracisë dhe drejtësisë në Rusi”.

Ndër nënshkruesit përfshihen veprimtarja e të drejtave të njeriut, Yelena Bonner, Presidenti i parë i periudhës pas sovjetike të Lituanisë Vytautas Landsbergis dhe ish kryeministrat e Estonisë dhe Bullgarisë, Mart Laat dhe Philip Dminitrov. Edhe ligjvenësit amerikanë, Danny Davis dhe Tom Lantos e kanë nënshkruar deklaratën.

XS
SM
MD
LG