Lidhje

Britani: Udhëheqësi i Partisë Konservatore konfirmoi synimin për të dhënë dorëheqjen


Udhëheqësi i Partisë Konservatore në Britani, Michael Howard, konfirmoi synimin e tij për të dhënë dorëheqjen, duke thënë se shpreson që partia të zgjedhë një udhëheqës të ri deri në fund të vitit.

Deklarata është botuar në numrin e të mërkurës të gazetës Daily Telegraph dhe bëhet pas humbjes së konservatorëve ndaj laburistëve në zgjedhjet e përgjithshme të javës së kaluar.

Pas votimeve, zoti Howard, kishte lënë të kuptohej se do të largohej nga posti, por nuk kishte thënë se kur. Këto ishin zgjedhjet e treta radhazi që u fituan nga Partia Laburiste. Megjithatë konservatorët e shtuan numrin e vendeve të tyre në parlament për shkak të pakësnaqësisë së popullsisë ndaj mbështetjes që Kryeministri Tony Bler i dha luftës në Irak.

XS
SM
MD
LG