Lidhje

Nëntë vende të Evropës Juglindore nënshkruajnë marrëveshje për të luftuar korrupsionin


Zyrtarë të Ministrive të Drejtësisë nga nëntë vende të Evropës juglindore nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në përpjekje për të luftuar korrupsionin.

Zyrtarët, të cilët u takuan në Bruksel, ranë dakort rreth disa masave koordinuese që synojnë zhdukjen e korrupsionit në vendet e tyre. Nënshkruesit ranë dakort për të përmirësuar procesin hetimor rreth korrupsionit dhe për të ofruar burimet e nevojshme të financiare dhe personelin e duhur për trajtimin e këtij problemi.

Marrëveshja është pjesë e përpjekjeve për të tërhequr kapital të huaj në vendet e tyre dhe për të zhvilluar demokracinë në rajon. Dokumentin e nënshkruan zyrtarë nga Shqipëria, Bullgaria, Bosnjë Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Moldavia, Sllovenia dhe Rumania, si dhe përfaqësues nga Serbia dhe Mali i Zi.

XS
SM
MD
LG