Lidhje

Rusia thotë se agjentë të huaj po veprojnë në vend përmes shoqatave joqeveritare


Shefi i sigurimit rus tha se në Rusi veprojnë agjentë të huaj, të cilët po përpiqen të dobësojnë ndikimin e Moskës në rajon.

Kreu i Shërbimit Federal Sekret të Rusisë, Nikolai Patrushev tha sot para ligjvënësve se agjentë amerikanë, britanikë, kuvajtjanë dhe sauditë po shfrytëzojnë organizatat jo-qeveritare për të minuar ndikimin e Rusisë në republikat ish-sovjetike dhe për të ndihmuar ndryshime të qeverive në rajon. Ai shtoi se zhvillimet e fundit në Gjeorgji, Ukrainë dhe Kirgistan e vërtetojnë këtë pretendim.

Zoti Patrushev shprehu mendimin se Bjellorusia është objektivi i ardhshëm i ndërhyrjes së huaj. Presidenti Bush e ka cilësuar Bjellorusinë si diktaturën e fundit të Evropës.

XS
SM
MD
LG