Lidhje

Maqedoni: Një gjykatë dënon me nga 5 vjet burg një gazetare shqiptare dhe të atin e saj


Një gjykatë në Shkup ka dënuar me dhjetë vjet burg, nga pesë vjet secili, një gazetare nga Shqipëria dhe babain e saj.

Rajmonda dhe Bujar Malecka ngarkoheshin me veper penale përgatitje kundër rendit kushtetues të Maqedonise, lidhur me ngjarjet e vitit të kaluar në fshatin Kondovë të Shkupit.

Avokatët e gazetares shqiptare dhe babait të saj kanë thënë se Gjykata ka marrë vendim me procedure të shpejtuar duke mos i lejuar mbrojtjes të dëshmojë lidhur me materialet mbi këtë rast. Avokatët kanë deklaruar për mjetet shqipe të informimit në Shkup se vendimi i Gjykatës është politik dhe se për herë të parë Maqedonia dënon një gazetar.

Rajmonda Malecka, bashkëpunëtore e disa mjeteve të informimit në Shqiperi raportonte nga Maqedonia, si edhe shumë gazetarë të tjerë, mbi ngjarjet e Kondovës kur grupe të armatosura atje e mbanin fshatin nën kontroll dhe kërcënonin organet e rendit, vitin e kaluar. Ajo dhe babai i saj u arrestuan para dy muajsh në hyrje të Gostivarit.

XS
SM
MD
LG