Lidhje

Pentagoni propozon mbylljen e 150 bazave ushtarake në Shtetet e Bashkuara


Pentagoni propozoi sot mbylljen e 150 bazave ushtarake në Shtetet e Bashkuara.

Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld thotë se riorganizimi do të kursejë 50 miliardë dollarë gjatë 20 vjetëve të ardhshëm dhe do t’u krijojë mundësi forcave të dislokohen më shpejt.

Shumica e bazave që do të mbyllen i takojnë forcave të Gardës Kombëtare. Mes 33 bazave të mëdha që do të mbyllen janë edhe bazat e njohura si baza detare historike Portsmouth në shtetin Maine dhe Fort McPherson në shtetin e Georgias.

Riorganizmi po ashtu parashikon kthimin në Amerikë të rreth 13 mijë e 500 trupave nga Gjermania dhe Koreja e Jugut.

Qytete të shumta në Amerikë po e prisnin me ankth njoftimin e sotëm të Pentagonit pasi ekonomitë e shumë prej tyre janë të lidhura me bazat ushtarake. Ushtria amerikane ka 452 baza në Shtetet e Bashkuara dhe 70 në vende të tjera.

Komisioni i Pavarur që studioi riorganizmin e bazave ushtarake do të zhvillojë tani seanca informative dëshmish para se t’i dorëzojë Presidentin Bush listën përfundimtare. Presidenti pasi e miraton listën ia paraqet atë Kongresit për miratimin përfundimtar.

XS
SM
MD
LG