Lidhje

Trazira në Uzbekistan


Forcat e rendit në Uzbekistan i dëbuan kryengritësit nga një ndërtesë qeveritare dhe nga sheshi i qytetit Andijan, pas shpërthimit të përleshjeve në qytetin e katërt më të madh të kësaj ish republike sovjetike.

Ende nuk dihet numri i viktimave, por dëshmitarët thonë se të paktën një person u vra kur trupat hapën zjarr mbi mijëra protestues të mbledhur në qendër të qytetit. Si rezultat i përleshjeve të mëparshme humbën jetën 9 vetë dhe u plagosën 34 të tjerë.

Zyrtarët thonë se dhuna filloi të enjten kur kryengritësit sulmuan një burg për të liruar 23 afaristë islamikë që po gjykoheshin nën akuzat për përpjekje për të formuar një grup ekstremist. Dëshmitarët thonë se kryengritësit kapën 10 policë peng dhe liruan nga burgu 2 mijë të burgosur.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se zyrtarët amerikanë janë të shqetësuar nga shpërthimi i dhunës, veçanërisht nga anëtarë të organizatave terroriste që lëshohen nga burgu. Ai tha se autoritetet amerikane po u bëjnë thirje si qeverisë uzbeke edhe demonstruesve të tregojnë vetëpërmbajtje

XS
SM
MD
LG