Lidhje

Kosovë: Zhvarrosen trupa në një varrezë masive


Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara në Kosovë njoftuan se po bëjnë zhvarrosjen e disa trupave nga një varrezë masive ku besohet se ndodhen eshtra të personave serbë të vrarë gjatë konfliktit në Kosovë.

Zyrtarët thanë se kanë gjetur të paktën dy trupa të plotë dhe eshtra të tjera në një varrezë afër qytetit të Malishevës. Ata thanë se varreza mund të përmbajë trupat a shtatë personave. Të paktën njëra nga viktimat i kishte pasur duart e lidhura.

Kjo është varreza e dytë masive e hapur në Kosovë gjatë muajit të kaluar, pas zbulimit të trupave të 22 serbëve në një zonë tjetër. Rreth tre mijë persona figurojnë akoma të zhdukur gjatë konfliktit. Pjesa më e madhe e tyre janë shqiptarë, por lista përfshin edhe 500 serbë.

XS
SM
MD
LG