Lidhje

Zbulohet një hënë e re e Saturnit


Shkencëtarët thanë se anija ndërkombëtare e hapësirës Kasini ka zbuluar një hënë të re të fshehur në një çarje të unazës së jashtme të Saturnit.

Hëna u zbulua në fillim të këtij muaji në qendër të grykës Keler ndërsa krijonte dallgë në buzët e saj gjatë rrotullimit. Kjo hënë, përkohësisht e quajtur S/2005 S1, ka një diametër prej 6.44 kilometrash dhe ndodhet 136,788 kilometra nga qendra e Saturnit.

Vëzhgime të mëtejshme nevojiten për të përcaktuar formën e orbitës së hënës, megjithëse zbulimet paraprake tregojnë se ajo është në qendër të grykës, thanë shkencëtarët. S/2005 S1 është hëna e dytë që është zbuluar mes çarjeve të unazave të Saturnit.

Hëna tjetër quhet Pan dhe rrotullohet rreth grykës Encke. Të gjitha hënat e tjera të njohura të Saturnit rrotullohen jashtë sistemit kryesor të unazave.

Misioni Kasini, i cili financohet nga NASA dhe agjencitë hapësinore Evropiane dhe Italiane, është lëshuar në vitin 1997 dhe ka marrë shtatë vjet për të arritur Saturnin.

XS
SM
MD
LG