Lidhje

Policia ndalon pengmarrësin e Kryetarit të Gjykatës së Përmetit


Policia në Jug të Shqipërisë ndaloi të djelën një person që kishte rrëmbyer dhe kërcënuar dy ditë më parë Kryetarin e Gjykatës vendore të Përmetit. Sipas Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, rrëmbimi dhe mbajtja për disa orë në kushte kërcënimi e kryetarit të gjykatës në Përmet, Astrit Shena, kishte ndohur dy ditë më parë por ishte mbajtur e fshehtë për shkak të shpalljes në kërkim të autorit. Policia po heton motivet e rrëmbimit për këtë rast. Është hera e parë në Shqipëri që një gjykatës merret dhe mbahet peng.

Po të djelën policia e Gjirokastrës njoftoi për dy vetëvrasje të reja që e çojnë në tre numrin e vetëvrasjeve të ndodhura brenda kësaj jave në Gjirokastër. Sipas policisë vetëvrasjet kanë ndodhur për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe gjendjes së rëndë psiqike të personave. Policia shqiptare njoftoi pak ditë më parë se të paktën pesë persona vetvriten në javë në Shqipëri dhe u bëri thirrje forcave të rendit të angazhohen më shumë për të parandalur këtë dukuri.

Shqetësimin për rritjen e vetëvrasjeve në Shqipëri dhe veçanërisht tek femijët e shprehu përmes nje deklarate edhe Kisha Autoqefale Shqiptare. Në deklaratën e publikuar nga sinodi i Kishës, thuhet se vetëvrasja është krim ndaj jetës dhe kundër Zotit.

Sinodi u bëri thirrje prindërve të jenë të kujdesshëm e t’i mbrojnë fëmijët nga çdo propogandë apo mësim që i kundërvihet jetës. //az//

XS
SM
MD
LG