Lidhje

Kroatët votojnë në zgjedhjeve vendore


Kroatët kanë votuan të djelën në zgjedhjet lokale, ku do të vihet në provë popullariteti i partisë konvervatore në pushtet, Unioni Demokratik Kroat.

Në diskutim janë mijëra poste në këshilla bashkiake dhe rajonale, përfshi edhe ato në kryeqytetin e vendit, Zagreb. Zyrtarët thonë se pjesëmarrja në votime fillimisht ishte e vogël.

Anketat parazgjedhore tregojnë se Kryeministri Ivo Sanader ka mbështetje të barabartë me Partinë e majtë Social Demokrate, ndërkohë që nacionalistët, Partia Kroate e të Drejtave, janë në vend të tretë. Përkrahja për qeverinë e zotit Sanader ka pësuar rënie për shkak të problemeve ekonomike dhe vendimit të marsit të kaluar nga Bashkimi Evropian për të shtyrë bisedimet për anëtarësim në organizatë.

Shkak u bë mospërmbushja e kërkesës nga ana e Kroacisë për dorëzimin në Gjykatën e Hagës të të dyshuarit për krime lufte, Ante Gotovina. Qeveria kroate thotë se nuk e di vendndodhjen e gjeneralit. //az//

XS
SM
MD
LG