Lidhje

Hetimet për programin naftë për ushqim


Një ligjvënës britanik është nisur për në Uashington për t’iu përgjegjur akuzave se ka përfituar nga sanksionet naftë-për-ushqime që i ishin vënë regjimit të Saddam Husseinit.

George Galloway pritet të vijë nesër për të dalë para Komisionit të Senatit amerikan që heton individët e akuzuar se kishin ndihmuar regjimin e Saddam Husseinit t’i anashkalonte sanksionet naftë për ushqim.

Komisioni thotë se udhëheqësit e Irakut u dhanë të drejtë për të blerë naftë me çmim të ulët, me vlerë prej miliona dollarësh zotit Galloway, ish ministrit të Brendshëm të Francës, Charles Pasqua, dhe zyrtarëve rusë. Komisioni thotë se këta individë përfituan më pas nga shitja e naftës me çmime më të larta. Zoti Pasqua i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ai është objekt i një fushate amerikane kundër Francës. Një zyrtar rus me influencë, i akuzuar nga komisioni, nuk ka pranuar se ka bërë ndonjë shkelje.

Në bazë të hetimeve të Senatit del se më shumë se 30 përqind e naftës së Irakut në kuadrin e këtij programi u shkoi zyrtarëve rusë, partive politike dhe biznesmenëve për të gëzuar favore politike.

XS
SM
MD
LG