Lidhje

OSBEja - qeverisja e mirë dhe anti-korrupsioni


Në Shqipëri një studim i kryer nga Qendra për Kërkim dhe Zhvillim i financuar nga zyra e OSBEsë në Tiranë ka vënë në dukje se shpenzimet publike kanë ardhur në rënie. Sipas studimit zvogëlimi i shpenzimeve për investime dhe mirëmbajtje do të jetë me pasoja për sigurimin e ritmeve të qëndrueshme ekonomike për vitet e ardhshme. Po sot Osbe- prezantoi dhe një botim të sajin për “Praktikat më të mira kundër korrupsionit”, varianti në shqip i të cilit do të shpërndahet dhe në Kosovë e Maqedoni

Që pas vitit 1994 sektori publik në Shqipëri ka ardhur duke u zvogëluar duke u shoqëruar dhe me një rënie të totalit të shpenzimeve. Një studim i bërë publik sot në Tiranë dhe i kryer me financimin e zyrës së OSBE-së në Shqipëri nga Qendra për Kërkim dhe Zhvillim nxjerr në pah se niveli i shpenzimeve buxhetore në Shqipëri në raport me prodhimin e brendshëm bruto është 10-deri 15 për qind më i ulët se mesatarja e vendeve të tjera në tranzicion dhe rreth 20 përqind më i ulët se ai i vendeve anëtare të BE.

Sipas studimit vihet re se çështja e shpenzimeve është mbërthyer mes nevojës për të mbajtur poshtë deficitin buxhetor i cili në vitin 2003 u arrit të çohej në nivelin e 5 përqind, dhe pamundësisë për të rritur ndjeshëm të ardhurat tatimore për shkak të dobësive të kësaj administrate. Të ardhurat tatimorë vlerësohen të një niveli mjaft të ulët duke mos iu përgjigjur ritmeve të rritje se prodhimit të brendshëm bruto.

Një tjetër problem sipas studimit është edhe mospërputhja ndërmjet prioriteteve afatmesme të zhvillimit ekonomik dhe shpenzimeve të planifikuara për sektorët të konsideruar si prioritarë, si shëndetësia apo arsimi. Sektori i shëndetësisë vlerësohet të ketë diferencën më të madhe për fonde të akoduara karahasuar me vendet e tjera më të zhvilluara, e po kështu edhe arsimi pavaresisht rritjes se fondeve ne vblerë absolute mbetet i ulët për nga mbështetja financiare në raport me prodhimin e brendshem bruto.

Por kësaj situate i shtohet edhe një problem tjetër që lidhet me funskionimin e institucioneve. Megjithëse fondet e akorduara konsiderohen të vogla ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe ajo e Shëndetësisë nuk arrijnë asnjëherë ti përdorin të gjitha fondet e akorduara për shpenzime. Një fenomen që vihet re , ndonëse në shkallë më të ulët edhe te Arsimi.

Studimi i qendrës për kërkim dhe zhvillim rënie graduale e shpenzimeve për investime dhe mirëmbajtje do të sjellë pasoja në sigurimin e ritkeve të qëndrueshme ekonomike për vitet e ardhshme.

Sipas zyrës së OSBE-së kz studim, jo vetëm bën analizë të gjendjes por promovon, gjithashtu, transparencën dhe qeverisjen e mirë. Krahas tij OSBE- prezantoi një tjetër botim, këtë herë të përgatitur nga Zyra e Koordinatorit të OSBE-së për Veprimtaritë Ekonomike dhe Mjedisore i cili titullohet “Praktikat më të mira kundër korrupsionit”. Ky botim ka të bëjë me përpjekjet anti-korrupsion dhe praktikat më të mira të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së në financimin e zgjedhjeve dhe në atë politik, konfliktin e interesave dhe monitorimin e pasurive financiare, imunitetin politik dhe gjyqësor, transparencën në mbledhjen e të ardhurave dhe prokurimet publike. Varianti shqip i tij do të shpërndahet edhe në Kosovë e Maqedoni.

XS
SM
MD
LG