Lidhje

Spanja ofroi ndihmën e saj për anëtarësimin e Sërbisë e Malit të Zi në Bashkimin Evropian


Ministri i jashtëm i Spanjës Miguel Angel Moratinos tha se vendi i tij do të mbështesë plotësisht përpjekjet e Sërbisë e Malit të Zi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ministri Moratinos ofroi ndihmën e Spanjës për Sërbinë e Malin e Zi në bisedimet e Asocim-Stabilimit të Bashkimit Evropian për këtë vend.

Komentet e tij pasojnë takimin e sotëm në Beograd me zëvëndës-kryeministrin e Sërbisë, Miroljub Labus, i cili tha se Sërbia e Mali i Zi shpresojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian deri në vitin 2012.

Zoti Moratinos po bën një turne në vendet ballkanike, gjatë të cilit do të vizitojë edhe Kosovën, Bosnje-Hercegovinën dhe Kroacinë.

XS
SM
MD
LG