Lidhje

Uzbekistan: Diplomatë dhe gazetarë të huaj vizitojnë skenën e trazirave


Qeveria e Uzbekistanit shoqëroi një grup diplomatësh të huaj dhe gazetarësh për një vizitë në zonën ku javën e kaluar pati përleshje mes forcave të sigurisë dhe protestuesve anti-qeveritarë.

Grupi u dërgua në Andixhon me avion, ku të premten ndodhën përleshje. Disa prej anëtarëve të grupit thanë se ata u lejuan të takohen vetëm me disa banorë të zonës.

Sipas një grupi të opozitës, 745 persona janë vrarë, ndërsa qeveria thotë se kanë humbur jetën 169 persona, përfshirë 32 ushtarë. Disa diplomatë u ankuan se vizita nuk u dha atyre shumë kohë, apo mundësi për të vlerësuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Ata thanë se nuk ishin lejuar të lëviznin lirisht dhe u lejuan të flisnin vetëm me disa banorë që mbështesin variantin zyrtar të ngjarjeve.

Ndërkaq, Komisionetrja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Louise Arbour dhe Sekretari i jashtëm britanik Jack Straw bënë thirrje për një hetim të pavarur për ngjarjet në Andixhan.

XS
SM
MD
LG