Lidhje

Senati amerikan: Vazhdojnë debatet lidhur me kandidatët për gjykatës federalë


Senati amerikan duket se po ecën drejt një ballafaqimi serioz lidhur me kandidaturat e emëruara nga Presidenti Bush për gjykatës federalë dhe lidhur me mundësinë e ndryshimit të një rregulli procedurial, që demokratët e kundërshtojnë me forcë.

Republikanët përdorën të mërkurën votat për të kapërcyer kundërshtimin e demokratëve në debatin rreth Priscilla Owen, një nga 7 kandidatët që demorkatët i kishin bllokuar duke mbajtur fjalime pa fund në senat. Fjalime të kësaj natyre janë një taktikë bllokimi që njihet nga rregullorja e senatit. Republikanët thonë se në se demokratët nuk lejojnë që votimi të bëhet për të 7 kandidaturat, atëhere ata do të ndryshojnë rregulloren e Senatit për të mos lejuar fjalime pa fund për rastin e emërimeve të gjykatësve.

Ende nuk dihet në se republikanët i kanë të gjitha votat për të arritur synimin e tyre. Por kjo alternativë ka filluar të njihet si “alternativa bërthamore”. Mosmarrëveshja është intensifikuar nga ndikimi që do të ketë ky ndryshim procedurial për anëtarët e ardhshëm të Gjykatës së Lartë.

Në një fjalim të mërkurën, udhëheqësi i demokratëve të pakicës në Senat, Harry Reid tha se ndryshimi i rregullave të senatit do ta ndryshonte përherë këtë organ. Udhëheqësi i shumicës republikane Bill Frist tha se kandidatët e emëruar nga Presidenti Bush për gjykatës federalë meritojnë të hidhen në votë.

XS
SM
MD
LG