Lidhje

Terroristi Zarkavi shtrembëron Kuranin për të justifikuar vrasjen e myslimanëve


Udhëheqësit ushtarakë amerikanë thonë se udhëheqësi i grupit terrorist al-Qaida në Irak po mundohet të prishë kuptimin e fesë Islame dhe të justifikojë vrasjen e civilëve irakianë. Një audiokasetë nga Abu Musab al-Zarqawi e hedhur në një faqe islamike interneti dje, thotë se vrasja e myslimanëve të tjerë është e lejuar për hir të luftës së shenjtë.

Regjistrimi autenticiteti i të cilit akoma nuk është vërtetuar, thotë se lufta kundër armiqve të fesë islamike shpesh e bën vrasjen e myslimanëve të tjerë të paevitueshme. Një valë makinash bombë dhe dhuna në Irak kanë lënë më shumë se 300 vetë të vrarë këtë muaj, shumica prej të cilëve irakianë.

Një zyrtar amerikan në Irak thotë se vala e kryengritjes ndodhi pas një takimi të një oficeri të lartë të terroristit Zarqawi para një muaji në Siri. Gjenerali John Abizaid, drejtuesi i Komandës Qendrore Amerikane, tha se ai nuk mund ta konfirmonte takimin. Por ai tha se Siria nuk po bën aq sa duhet për të parandaluar terroristët të përdorin territorin sirian.

XS
SM
MD
LG