Lidhje

Dënohen sulmet ndaj punonjësve të medias në Shqipëri


Një organizatë ndërkombëtare e medias dënoi sulmet e fundit ndaj një ekipi televiziv në Shqipëri.

Në një deklaratë të publikuar të enjten, Organizata për Median në Evropën Juglindore, filial i Institutit për Shtypin Ndërkombëtar, u bëri thirje zyrtarëve në Shqipëri të zhvillojnë menjëherë hetime lidhur me këtë çështje.

Organizata me seli në Vienë thonë se në fillim të majit, dy gazetarë dhe dy operatorë që punonin për stacione televizive lokale në Korçë, u sulmuan nga policë gjatë xhirimeve në një bar.

Organizata i dënoi sulmet dhe u bëri thirje autoriteteve të mundësojnë një mjedis të sigurtë pune për gazetarët. //az//

XS
SM
MD
LG