Lidhje

Një gjykatë në Kosovë dënon me 16 e 13 vjet burg dy shqiptarë për vrasjen e një serbi


Një gjykatë në Kosovë shpalli fajtorë dy shqiptarë nën akuzat për vrasjen e një serbi gjatë trazirave të përgjakshme të vitit të kaluar.

Gjykatësit ndërkombëtarë në një gjykatë të Gjilanit shpallën të enjten dënimin për Nexhat Ramadanin me 16 vjet burgim, ndërsa për Xheladin Salihun me 13 vjet burgim për vrasjen e Sllobodan Periçit.

Katër të pandehur të tjerë morën dënime më të lehta lidhur me akte dhune etnike.

Sllobodan Periç u vra në mars të vitit 2004 në Kosovë, së bashku me 18 persona të tjerë, gjatë trazirave të dhunshme. //az//

XS
SM
MD
LG