Lidhje

Presidenti Bush takohet me Kryeministrin e Greqisë


Kryeministri i Greqisë, Costa Karamanlis, tha se Shtetet e Bashkuara dhe vendi i tij kanë marrëdhënie dypalëshe të shkëlqyera si dhe një partneritet të shkëlqyer. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë para se të fillonte takimin me presidentin Bush, zoti Karamanlis tha se të dy vendet kanë objektiva të përbashkëta.

Presidenti Bush tha se të dy udhëheqësit kishin në plan të diskutonin rreth një numër çështjesh, përfshirë edhe përhapjen e lirisë në Lindjen e Mesme dhe në vendet ballkanike. Zoti Bush theksoi gjithashtu partneritetin strategjik mes dy vendeve.

Gjatë vizitës së tij 3-ditëshe në Shtetet e Bashkuara, kryeministri Karmanlis do të vizitojë edhe qytetin e Bostonit, ku do t’i jepet titulli "Profesor Nderi" në drejtësi nga Universiteti Tufts i Bostonit.

XS
SM
MD
LG