Lidhje

Te rejat e javes ne ekonomine amerikane


Pekini dhe Uashingtoni vazhdojnë të grinden rreth eksporteve të tekstileve, ndërsa prodhuesi i makinave Toyota shpreson se përdorimi i një motori i cili kursen benzinë do të ndimojë shitjet e automjeteve në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, industria e filmit shpreson se episodi i ri i serialit Star Wars do të ndihmojë në rigjallërimin e shitjeve të prodhimeve të Hollivudit.

Mosmarrëveshjet lidhur me eksportet e tekstileve kineze drejt Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian po acarohen. Pekini thotë se Uashingtoni duhet të përdorë dialogun dhe jo kufizimet e reja ndaj importeve për zgjidhjen e çështjes. Uashingtoni ka kufizuar importet e disa llojeve tekstilesh nga Kina.

Prodhuesit e filmave thonë se episodi i ri i serialit Star Wars – Luftrat e Yjeve, mund ta nxjerrë industrinë e filmit nga rënia e kohëve të fundit. Episodi i gjashtë i serialit, i quajtur "Revenge of the Sith”, debutoi këtë javë pas një fushate reklamimi të pazakontë. Shërbimi i lajmeve financiare Bloomberg thotë se filmi mendohet të sigurojë nga shitjet e biletave rreth 600 million dollarë. Studiot thonë se krahasuar me vitin e kaluar, shitjet e biletave kanë rënë rreth 6 përqind.

Toyota thotë se do të fillojë të prodhojë në Shtetet e Bashkuara një model të ri të makinës së saj hibride që përdor njëkohësisht benzinë dhe elektricitet. Në një konferencë shtypi në Shtetet e Bashkuara, përfaqësues të Toyotës thanë se do të prodhojnë 48 mijë makina hibride tip Camry në vit. Këto lloj makinash kursejnë mjaft benzinë dhe shitjet e tyre janë shtuar për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve.

Gjithashtu, rritja e kostos së energjisë dhe ushqimeve i rriti çmimet e konsumit 0,5 përqind në muajin prill. Megjithatë, niveli i përgjithshëm i çmimeve të konsumit që nuk llogarit çmimet e lëvizëshme të energjisë dhe të ushqimeve, mbeti i pandryshuar. Ndërkohë, një tregues kyç i së ardhmes së aktivitetit të biznesit në Shtetet e Bashkuara ra për të katërtën herë radhazi në muajin prill. Por javën e kaluar rënie të papritur pati edhe numri i amerikanëve që kërkuan kompensim papunësie.

XS
SM
MD
LG